Kush je ti o ëngjëll i kristaltë,
Të njoha sot, apo ke jetuar brenda meje,
Je nimfë që vrapon nëpër botë,
Apo ëndërr që mê rrjedh nëpër deje?!
Në sytë e mi ti dridhesh ngadalê,
Si nje petale e brishtë trëndafili,
Rrezja e mëngjesit mbi ty u ndal,
Dhe mijëra copëza ndjenjash të fali.
Mendimi noton ëndrraprishur,
Në liqenin ndjellês të syve të tu,
Klith nën emocione ndjenja e fshehur,
Mbytet zemra ime nën qiellin blu.
Unë fluturoj përmes vështrimeve të tua,
Aty ku akulli me zjarrin bëjnë dashuri,
Dhe trembem mos digjem, trembem mos ngrij,
Kam frikë se më tretesh si ylberi në shi…