BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-DY QIEJ JANË, NJËRI JE TI

Kristina Ndoci Tina-DY QIEJ JANË, NJËRI JE TI

Dy qiej janë, a njëri më je ti,
njëri më djeg, tjetri më prek,
në sytë e tu gjej veç lumturi,
në zemrën time ti je mbret.

Në sytë e tu dy yje flenë,
që ndezin natën me magji,
kur më shikon, m’i largon retë,
dhe qielli zbret për ne të dy

Ti je një yll që s’di të shuhet,
zjarr që shkrin çdo akullim,
kur më përqafon koha ndalet,
dhe shpirti im gjen amshim.

Në buzët tua pranvera zgjohet,
në gjoksin tënd furtuna pushon,
me ty zbardhen gjithë agimet,
zemra ime veç ty të kërkon.

Po të ndahen detet në mijë,
do të të gjej përtej çdo stine,
se dashuria nuk njeh kufij,
je i krijuar për zemrën time.

Nëse qielli shembet një ditë,
e yjet bien mbi tokën tonë,
do të të dua përtej çdo jetë,
se vetëm me ty zemra më rron.

Shikimi yt si diell më ngroh,
më shkrin akujt që mbaj në gji,
kur rrezja jote shpirtin ma zgjon,
dy qiej bëhen, një dashuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT