Rrugën tënde ndriço!
Njeri i mirë,
tashti je përtokë…
Prapē ti mos e vrit shpirtin,
por këmbëve pritja durimin!
Me thonj gërvishe tokën,
derisa edhe ajo ta ndiej
dhimbjen ashtu si ti,
ashtu si shumë si ti.
Pastaj në këmbë ngrihu
e shqiponjè për fluturim bëhu!
Dhe po të erdhi me bërtit
bërtit me të madhe, po deshe.
Aq sa zëri yt t’u shkojë
maleve nè vesh,
sa toka vetë të dridhet,
sa fushat të mpihen.
Derisa dhimbja krejt fytin
ta lirojè,
derisa guximi krejt trupin
ta përshkojë,
ti prapë fol, bërtit e vepro
dhe rrugën tënde ndriço!