Në çdo varg dashni më jep
Në çdo fjalë përcjell bekim,
A ka vend në zemrën tënde
S’e t’kam fal ty shpirtin tim.
Sa herë penën ngjyj në bojë,
Riga lotësh më vijnë ndër sy,
Zemrën time e ndava n’dysh
Gjysmën unë ta fala ty.
Dola rrugës anës malit
Flas me lulet e pranverës,
Ta kam fal gjysmën e shpirtit
Ty ta dhash gjysmën e zemrës .
Bëj kujdes mos e lëndosh
Është e brishtë e thyhet shpejt,
Mos më bëj të ndihem bosh
Si kjo zemër më s’do gjesh.
Veç njëherë dy syve t’mia,
Falu dritë e buzëqeshje,
Nuk ka forcë që ta ndalojë,
Zemrën time afër teje,
.
Her të shoh nëpër vëgime,
Nëpër ëndrra më vjen shpesh,
Ty t’kam mbyll në zemrën time,
Se t’ka pru zoti peshqesh!
