Wednesday, April 22, 2026
BallinaSportKur ai mbërriti në Milano shumëkush e krahasoi me një student. Ndërsa...

Kur ai mbërriti në Milano shumëkush e krahasoi me një student. Ndërsa dikush tjetër, si Moggi nisi të tallet me emrin e tij.

Kur ai mbërriti në Milano shumëkush e krahasoi me një student. Ndërsa dikush tjetër, si Moggi nisi të tallet me emrin e tij.

Por kjo lojë fjalësh zgjati fare pak sepse Kaka filloi të njihej për aftësitë e tij. Fillimisht e dalluan shokët e ekipit.

Rui Costa, i cili nuk ishte i gatshëm para një ndeshje po bisedonte me trajnerin e tij, Ancelottin dhe ndërkohë shihte veprimet e Kaka në fushë.

“Mister zëvendësuesin tim e ke gati”.

Ndërkohë edhe Carletto që kishte hedhur gjithashtu shikimin nga Ricky, i thotë:

“Më duket se përgjithmonë”.

Nuk zgjati shumë pas vetëm 1 muaji Kaka ishte bërë titullar te Milan. Pikërisht ai shkollari me emrin e çuditshëm, i cili në stërvitje e tërbonte Gattuson, që pavarësisht ndërhyrjeve nuk i merrte dot topin.

Shumë shpejt tifozët e Milan u dashuruan me të, madje jo vetëm ata. Mbi të gjitha viti 2007 ishte viti i tij kryevepër. Goli ndaj Celtic, dopieta në “Old Traford” ndaj Manchester bashkë me ato driblime dehëse. Goli në San Siro në ndeshjen e kthimit, nga është shkëputur edhe foto mes një shiu të furishëm dhe deri te trofeu i Ligës së Kampioneve dhe për ta përfunduar vitin me Topin e Artë.

Është vetëm njëri nga 8 futbollistët, që ka fituar Ligën e Kampioneve, Kupën e Botës dhe Topin e Artë. Jo keq për një shkollar.

I ardhur nga Sao Paolo te Milan ai bëri kalimin e madh në vitin 2009 te Real Madrid por të pasuksesshëm, që e riktheu sërish në Milano. Më tej Orlando City dhe një tjetër rikthim te Sao Paolo.

Edhe sigurisht fanella e kombëtares braziliane. Kjo është karriera e djaloshit të artë brazilian

Ricardo Izekson do Santos Leite Kakà!

Si kalojnë vitet…

Gëzuar ditëlindjen, Ricky! 🥳

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT