Lotin lëshon në varg
Portën e shpirtit hap poezia,
mbi fletën e bardhë
derdhet si dallgë
Gëzim mbartin
ndonjëherë vargjet,
shpirti ndër to
shpaloset me gaz
Ndonjëhere mbyt trishtimi,
skutave të vargut
fshihet shpirti
Shkruan pena
qetësohet pikëllimi,
lehtësohet vetmia,
zhduken sekretet
që dhëmbin shpirtit
Udhëtimin sentimental
ndonjëhere merr vargu ,
gjurmëve të një romance
të gjatë
.
Mbështillet mallit
shpirti ngarkuar
e lotin lëshon në varg