Thursday, April 23, 2026
BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Aromë dije

Rubjana Nika-Aromë dije

Sa magji kur të shfletoja,
mahnitur botën zbuloja,
ndihesha plot në zemrën time,
udhëtare në shtegtime.

Sa kënaqësi me ty ndër duar
si thesar i paçmuar,
s’doja tjetër pasuri,
s’isha më në varfëri.

Në çdo faqe,në çdo fletë,
aromë dije,aromë jetë,
në çdo shkronjë,në çdo fjalë,
aromë deti valë-valë.

E përpija ëndje-shije,
e uritur diturie,
prisja ankth e padurim,
si do ishte në përfundim.

Pas çdo flete që shfletoja,
si në ëndërr ëndërroja,
petale lulesh plot magji,
kënaqësi për sytë e mi.

Si livadh me luledele,
libri i hapur ngjasonte,
shpirti im i uritur,
si thesar në gji e shtrëngonte.

Vitet ikën me ty pranë,
tok u rritëm të dy bashkë ,
më ndriçove dritëpraruar,
ndihem plot,e plotësuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT