VDEKJA E FJALËS
fjala nuk bie, si njerëzit
nuk jep shpirt fjala
nganjëherë e shtrydhim,
fjalën e ndrydhim derisa gjak të pikojë
E pështyjmë, e shtyjmë,
shpirtin ia nxjerrim fjalës
fjala nuk rrëshqet,
kurrë nuk vdes Fjala
ne e gjuajmë me gurë,
për fyti e kapim,
e lidhim nyje
pastaj e përtypim, e kafshojmë
fjalën duam ta hamë,
derisa në fyt na mbetet
fjala, Fjalë