TË DUA NGA LARG
I hapa kanatat e zemrës këtë mbrëmje,
Dhe prita të më vinte një fjalë nga ty,
Më erdhi nga larg zëri yt nëpër endje,
Kristale lotësh më vendos mbi sy…
Je e vetmja që kam në këtë botë të fëlliqur,
Gjysmëshpirt i trupit të lodhur nga dhimbja,
Je puthja-trëndafil për buzën e rreshkur,
Që më mungon në këtë burg vetmie
.
Më shaj, e nëse s’më beson, copëtoma zemrën,
Që tashmë gjysëm ka mbetur, pa jetë,
Unë nën psherëtima tentoj ta mbys dhimbjen,
Të dua – të them nën lotë që nga larg…
