Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritEli Elvira-KUR MALLI UDHËTON NË KUJTIME..

Eli Elvira-KUR MALLI UDHËTON NË KUJTIME..

KUR MALLI UDHËTON NË KUJTIME…

Më merr malli të ulem në lulishten e gjimnazit,
Të mblidhemi si dikur,
Me bisedat tona të sinqerta,
E me ethet e testeve të vështira.


Më merr malli për atë gjimnaz të bukur,
Për mësuesit fisnikë e misionarë,
Për këshillat e tyre, e për orët letrare.


Më merr malli për aktivitet e ndryshme,
Për mbrëmjet e shpeshta që organizonim,
Për xhelozitë e bukura të djemve në vallëzime,
T’ja marrin damën kavalierit duke i lënë trënfafilin në dorë.


Më merr malli për thjeshtësinë dhe miqësinë,
Për sinqeritetin dhe mirësinë,
Për filmat që shikonim në kinema,
Për dashurinë e atyre viteve,
Kam shumë mall,
Eh.sa mall, mall’ i pa shuar!!…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT