Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MË KE

Valbona Kolaveri-MË KE

MË KE

Në ngjizje hënore
kam shkuar
s’di sa herë


Më ke
në prekje mēndafshi
të natës


Të ndjej
pulsim
pareshtur


Thekë të shpirtit
u lidhë nyje
ngatërruar fijesh
energjitë


Të kam
nuk është më një lojë


Harkime rrathësh
ndër zemra tangent
rrotullohen


Me puthje
ndër gjinj hënorë
të shndritshëm yjesh


Oh ngjizje epshore
nata me ty


Kur mua më ke
ngjizen netët
n’dashni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT