TROKËLLIMË
Troku i shpirtit
po kalëron
harbuar
Bregut të zemrës
me hapa të marrë
sipërfaqesh amorfe
trokëllin
Shkumë mendimesh
po më dallgëzojnë
valë rebele
Rraskapitem
nën zhurmime të vetes
dallgēzimesh pa zë
Der të zhytem
në ngashërime të nënujshme
misteresh tē pabindura
Që marrin revan
në ëndrrat e pafjetura
sirenash që kēndojnë
prekjen e tokës së humbur
paraleleve të së vērtetës
