-Nietzscheenne
Qirinjtë ndez për ty, katedrales, të dielave
prezencës rënduese mbi mëkatarët e falur
kaosit të errët pus shpirtrash.
Rreze të ftohta përplasen xhamave të kishës
për të më kërkuar aty ku nuk jam,aty ku s’do jem
sepse unë bëhem erë ,
bëhem frymë që shuaj e ndez qirinjtë e frikës,
bëhem eter,
shqiponjë bëhem,mbi thepa majash
bëhem Zot im- Mbinjeri.
-Njeri! Qirinjtë i ndez për ty!!!
