Në çdo mëngjes
Koha më thèrret për një kafe
Kur ulem n’stolin e kujtimeve
S’di, a më përvëlonte koha
Apo kujtimet e veshura
Me velin e ngjyrave të dhimbjes
Që ia shpalosnim njëri- tjetrit
Fije e për pe
Shpesh harrojmë kafetë
Duke u përplasur si dikur
Me stuhitë dhe rrufetë
Ndodh nganjëherë
Zjarri i fjalëve, i pa-kuptimësisë
Për kohën e sotme
Na hy n’mes, na djeg…
