Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-NUK NGJAJMË

Valbona Kolaveri-NUK NGJAJMË

NUK NGJAJMË

Nuk ngjajmë
se të njëjtat me të ndryshmet
i këmbyem fatesh


Në peshoret e qiejve
zemrat rrudhë fort
O Zot sa më dhēmb


Dhe puthjet
fshehëm resh


Sytë nuk po na përqafen
ëndrrës


Zemrat kurrë bashkë
nuk po shohin gjak


Duket sikur ngjajmë
hiresh
po shpirtin kurrë
se bëmë një
Nuk ngjajmë

Simetrike vetet
si vijëzuam dot
pingul boshteve të shpirtit


Të njëjtat rrathë në dukje
ovale zgjatemi egërsisht


Për fat të keq
nuk ngjajmë
përfundimisht..


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT