Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-Më merr...

Bukurie Bucpapaj-Më merr…

Më merr…

Më merr me erën e kësaj nate
në atë fluturim qiellor larg meje
Në ato krahët e ēndērrës sate,
Të marr një sy gjumë ,afër teje.


Kemi lindur për të dashuruar pra
ikjet , ndarjet , lamtumirat si dua,
Yjet më rrëfejnë rrugën ,paçka,
ti je larg tashmë ,por je me mua.


Në mungesën tënde, përpëlitem
Si zog me krahë e zemer të thyer,
Me yllin e mengjesit të vij,pritem,
Malli yt , mban aromë të djegur.


Aromë shpirti zhuritur,në pritjen e heshtur.


Rrezet e diellit do ia marr për ty
Në mengjese agesh mirë ta dish,
Do tē vij ti ngroh ato faqe ata sy,
Universin do ta zbres, që të vish.


Dhimbje që nuk paske kurrë finish.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT