Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli -Kënga e pleqve

Dritëro Agolli -Kënga e pleqve

Kënga e pleqve

Pini verë, o miq të çmuar,
Ndizni shtruar një cigare
Dhe për kohën e kaluar
Mos e vrisni mendjen fare.


Mos e vrisni mendjen fare
Për të dashurat që patëm,
Shkuan plot nga to në varre
Dhe të tjerat shumë u plakën

.
Dhe të tjerat shumë u plakën
Vyshkën sisë e rrudhën gushë,
Po dhe gojët tona mbathën
Dhëmbë tregu, si këpucë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT