BallinaLajmeVrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me...

Vrasje e rëndë në Pejë: Një grua dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati

Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Pas rastit ka reaguar avokatja e viktimës, Adelina Hoxha e cila ka bërë të ditur se e kishte përfaqësuar viktimën në raste të dhunës në familje.

Përmes një postimi, Hoxha ka pretenduar se viktima, të cilës i është referuar me emrin Arlinda, është vrarë me sëpatë nga kunati.

Avokatja ka shkruar se gruaja i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për të birin, duke i thënë se nuk i duhej jeta pa të.

Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar avokatja, duke paralajmëruar se nesër do t’i publikojë të gjitha dëshmitë.

Pretendimet për përgjegjësinë e institucioneve janë ngritur nga avokatja në reagimin e saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT