Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-ZEMËR E TRETUR NË VARGJE

Jan A Kosova-ZEMËR E TRETUR NË VARGJE

ZEMËR E TRETUR NË VARGJE

Kam lexuar dramë nga shkrimtarë të afirmuar
Vargje aq të ndjeshme sa lotët shkojnë vetiu
Vepra nga shkrimtarë që janë bërë të paharruar
Dhe e kam pyetur veten përse shkruaj unë i ziu


Kam lexuar romane nga autor të paparë
Perla të letërsisë sonë e të letërsisë së huaj
Çdo faqe të romanit me lotë e kam larë
Dhe e kam pyetur veten përse prap shkruaj


Poezi nga poetë me shpirt poeti kam lexuar
Kurrë nuk i kam krahasuar me poezitë e mia
Se unë nuk shkruaj për t’u bërë i paharruar
Unë shkruaj poezi i frymëzuar nga dashuria


Edhe mua nganjëherë “poet” më kanë quajtur
Ka ndodhur të më therrasin, “poet i dashurisë”
Për ty, tres në vargje zemrën time të vuajtur
Frymëzimi i vargut tim, Bukuroshja e Dardanisë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT