BallinaVitrina e libritAlban Hajrushi-Vdiqën gratë

Alban Hajrushi-Vdiqën gratë

Vdiqën gratë,
s’ka më gra, vdiqën,
pranvera, vera, vjeshta,
dimri
i la veç varret.

Disa ua mbyllën diellin me duar,
disa i varrosën para se të vdisnin.

Vdiqën gratë,
heshtja e vjeshtës lëshon britma,
bota numëron ditët,
asnjëherë varret.

S’ka më gra…
Dritaret u mbyllën,
emra që s’kthehen më.
Humbën në këtë jetë,
pa u kthyer më kurrë
në pranverë,
në verë,
në vjeshtë,
në dimër.

Heshtja mbeti në çdo derë. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT