Nëse do mundja të krijoja krahë
do ti hapja pa frikë.
Do të fluturoja drejt qiellit.
Thjesht të vija aty,ku qetësohet shpirti
Do të fluturoja mes rreve
do humbisja nën dritën e yjeve
dhe era busull, të më tregonte rrugën
atje ku zemra ka dëshirë të vijë.
Në do mundesha të fluturoja,
do kaloja çdo pengesë.
Do të udhëtoja ditën,natën,pa ndaluar,
pa pritur agimin të lindë.
Aty ku dua të shkoj,e di që ekziston
një përqafim,sy të djegur nga malli
Njerëz që zemra ime njeh mirë
dhe nuk është nevoja ti kërkojë.
Por nuk kam krahë,as këmbë!
Kam një mëndje që nuk njeh largësinë
dhe bën çdo ditë të njëjtin udhëtim.
Vjen tju takojë,tju pëshpërisë
Tju ledhatojë ëmbël në fytyrë.
Ndoshta,kjo është mënyra
më e bukur e fluturimit.
trupi të jetë larg,por mëndja,shpirti
të mos ndalojë asnjë çast të vijnë!!
