Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritEli Elvira-MËNGJES I ZI

Eli Elvira-MËNGJES I ZI

MËNGJES I ZI

Si erdhi ky mëngjes kështu,
Pa e flakur mantelin e natës?


Telefoni
Gërmuq si plak i sëmurë,
Asnjë mirëmëngjes s’bëzante
Nëpër orët që përvidheshin


Tinëzisht…
Thellë shpirtit të saj
Retë e qullura të shiut
Po grumbulloheshin ogurzeza,
Në pritje të vetëtimave!


Jojooo… s’mund të ndodhë!
Të ndodhë s’ka se si!


Jaaa, pas pak,
“Alo, zemër!”
Do ta ngrohte zëri i tij!


Por shkrepëtima kishte ndodhur,
Ajo kishte ndjerë më pas vetëtimën
E bubullimat
Me rrebeshe lotësh po i ngrinin stuhi!


Nuk do të kishte më përshëndetje
Dhe telefoni do të ishte një send i kotë,
Pa shpirtin e tij!

Thua kjo të ishte
Ndonjë tradhti?!


Njëqind të tilla do t’ia falte,
Po jo këtë
Në këtë Mëngjes të zi!


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT