Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritLasgush Poradeci-VRAPOJNË ZEMRAT

Lasgush Poradeci-VRAPOJNË ZEMRAT

VRAPOJNË ZEMRAT

Me sulm të ri, me shpirtin plot
Ti bën një vrap për t’udhëtuar.
Bën dhe një si vjet dhe sot,
Dhe një dhe mot e papushuar.


Dhe nuk u pyet për ngaj po shkon,
Që ngaj po vjen ngaj të fryn era.
Veç udhëton, veç përparon,
Si vjet e sot e mot përhera.


Dhe ik…e ik…e ik…e ik…
E ja! këputet zemr` e shkretë.
E ja! përshembet vrap i lik
E bje përmbys përgjithëjetë.


E pa t’u tharë pika lot,
Vrapojnë zemërat e tjera,
Me sulm të ri, me shpirtin plot,
Si vjet e sot e mot përhera.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT