Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Shpirt i lirë

Lulëzime Malaj-Shpirt i lirë

Shpirt i lirë

Kohë më parë më burgosën shpirtin,
Në një qeli me hekura ku drita mungon,
Këtu – i thanë – do jetosh, do apo s’do,
S’bëhet fjalë për sot, por përgjithmonë!


Mirëpo, shpirti im, siç është rebel,
Dhe që nuk gjunjëzohet asnjëherë,
Fluturon, si zog i kaltër viseve të largëta,
Dhe më sjell andej një copë pranverë!


Shpirt! Nuk ka lind kush të të hollojë ty!
Ti e sheh gjithmonë gotën gjysmë plot!
Dhe kur jeta të godet me gurë, ti i mbledh
I bën kala, dhe rri brenda saj ngrohtë!


Ndaji, ti shpirti im ëndërrimtar, dashuror…
Po, a munden, të t’lidhin ty me zinxhirë?!
Jooo, s’ka lind kush, të të burgos ty,
Sepse, ti, ke lindur shpirt i lirë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT