BallinaVitrina e libritIldije Xhemali-SHKATËRRONI HAREMET MODERNE

Ildije Xhemali-SHKATËRRONI HAREMET MODERNE

Zbukurohen zanat
në tokën e hyjnive,
me vrullin e shqipeve.
Të zonja
të sfidojnë pengesa,
të çajnë shtigje.
Arsimohen me djersën shqiptare,
marrin udhët e Botës
nga bedenat e kalave.

Dikur
na i rrëmbenin vajzat
mbushnin haremet e tyre
pushtuesit mizorë
dhe fatet e tyre
ishin skëterrë
(ua shisnin qiellorë).
I vajtuam
me elegji.
I kujtuam,
në dramë,
në tragjedi.
Sot,
në kohët e reja,
në komedi,
vajzat luajnë
jetët e veta.

Na u nxi fytyra
kur u shit “Dea”,
“Shën Mëria”
dhe
u përfitua nga virgjëria!
Edhe pse
Nëna Terezë
shkriu një jetë,
të zbutej varfëria.
Ju nderua
KOMBËSIA!

Ndaluni kanibalë:
“Mos të vdes Arbëria!”
Meshkuj, politikanë
bëhuni BURRA!
Lulëzoni e mbroni
të ngrohtën fole
se shpejt shterron gurra.
Vajzat të bëhen
NËNA,
të keqes
i vini FRE!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT