..Akrepat sapo kapërxyen mesin e natës.
Nuk kishte rënë të flinte akoma. Mbështetur tek koka e krevatit, mori celularin dhe dërgoi mesazhin
“…Princesha” ime, mos harro të pres për festat e fund vitit…”
Çudi si ikin vitet rrokullisen me shpejtësi i lënë rradhën njëra tjetrës. Mendohet, bën analizë të viteve, por atje i shkon mendimi, tek Ajo përtej detit.
Dhe fillon bisedimin aty në errësirën e paanë…
Para teje, vitet rrëzohen një e nga një, kacavirren dhe Ty e dashur të dorëzohen pa kushte, ato munden nuk e përballojnë dot freskinë tënde, që ruan atë hapin si njëzetëvjeçe, si në rininë tënde të parë.
Ti u heq viteve kuptimin, nuk kanë mundësi, se Ti nuk e di se çfarë është të rrudhesh, të plakesh, apo të trokasë mosha e tretë.
Ashtu të mbajnë mënd të gjithë, hapat i hedh me nxitim diku do të arrish para kohe, si dje dhe sot Ti ngelesh po aq njëzetë vjeç.
Ti i ke mundur vitet, duke u vënë përballë shpirtin tënd të bukur, për Ty nuk ka kalendar, motivi yt ka qënë gjithmonë “Jeta të perket Ty dhe Ti e ke ndërtuar jetën si të pelqen Ty si të shërben më mirë vetëm Ty”.
I gjithë ky rrugëtim me Ty ka filluar një natë e paharruar, që nuk mund të përsëritet më ato dimesione me atë frymëmarje.
Nuk mund të përsëritet më ajo natë, kërkon tjetër dimesion duhet të jetë më e gjatë, që të arrijë mrekulllinë e asaj nate.
Megjithëse është prag dimri, nata është e gjatë nuk arrin jo.
Të dëgjoja përsëri zërin tënd, melodinë e psherëtimave të tua, kur nga prekjet e mija nga puthjet plot vrull, gjithë trupi ytj i lagur i bërë qull vetëm avull të ngrohtë nxirrte.
E kupton se çfarë është për Ne të dy ajo natë dhe të dëgjoj përsëri klithmat e tua, të të dhuroj puthjen time të egër, psherëtimat e tua me psherëtimat e mia të sinkronizohen në një duet të ëmbël. Mjafton ajo natë të krahasohet me një Jetë të tërë.
Të kishim një nate marëzirrash, ku nata të jetë pus, pa Hënë e Yje, të mos kishim dëshmitarë, por ate ta nënshkruante vetëm marrëzia jonë.
Vetëm si ajo natë të zgjoi pasionin buzët tona të eksituar të këndonin duet të dy, ato buzë të trazonin pasionin, që po zjen
Nuk arrin vetëm ajo natë, duhen netë të tëra, që ne “të marrët” të qeshim në këtë botë të egër që na rrethon të kemi netë e netë pa mbarim dhe të mos arrijë kurrë të ketë zgjim…
…..Këtë shkruajti atë natë “i marri”, i dashuruari, me atë përtej detit, që e priste të vinte në fund viti të trazonte përsëri atë pasionin e fshehur thellë të harroheshin vetëm një natë….
