ME FEKSJEN E DRITËS
Shpeshherë agimeve,
jam zgjuar,
Me atmosferë fluide konfuzuar,
Shumë më trishtojnë mejtimet,
Panteone, ku thyhen ëndërrimet.
Fluksi diellor në stinë dimri,
Ngroh me intensitet rrezepak.
Ngadalë më prek vetëtimthi,
Faqet, sytë, zgjohu-flokëartë.
Sot, ndriçoj vetëm për ty në varg,
Mblidhu, ishte thjesht një çast.
Agimet, feksje drite, copëza fluide,
Përtej errësirës, feniks drite.
