Thursday, January 22, 2026
BallinaSportTifozi i çmendur pas Messit, bën tatuazh emrin e argjentinasit në fytyrë

Tifozi i çmendur pas Messit, bën tatuazh emrin e argjentinasit në fytyrë

Argjentina vijon të festojë për titullin e tretë Botëror në histori teksa sigurisht njeriu më i vlerësuar dhe i dashur është Lionel Messi, njeriu që udhëhoqi kombëtaren drejt suksesit madhor.

Tashmë, fjalët për të përshkruar lidhjen e 35-vjeçarit me fansat e tij kanë përfunduar dhe së fundmi, tifozët e Messit kanë kaluar te veprat.

Një prej tyre në Argjentinë vendosi të bëjë tatuazh fytyrën teksa në ballë është tejet i dukshëm emri i Messit. Ndërkohë, në një prej faqeve shkruhet “Dios”, ndryshe “Zoti”, ashtu siç e njohin Messin në Argjentinë, teksa si për të mos lënë mënjanë kombëtaren, tifozi pak ekstrem duhet theksuar, vendosi të bënte tatuazh trey yje, ashtu si kampionatet Botërorë të Argjentinës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT