Do të vij sonte me ëndrrën tënde
Të trokas lehtë mos të të zgjoj,
T’i dëgjoj rrahjet e asaj zemre
Kur vetëm për të unë jetoj.
A e di që dimri jashtë ka trokitur?
Pemët janë zhveshur si shpirti me trazim,
Ky i ftohtë shpejt edhe lulet ka mërzitur
Brenda i mora në ngrohtësinë e gjirit tim!
Janë ato që atë ditë më dhurove
Ndaj erdha në gjumë të të shoh,
Se me dëshirë nga unë s’u largove
Pranë teje do jem ëndrrat të t’i ngroh.
Sapo u ndezën dritat e bukura të qytetit
Një ndjenjë të bukur të ëmbël më zgjuan,
Ato të kalasë më erdhën si malli i kurbetit
Nga dritarja jote imazhin tënd më dhuruan.
Ndaj them se shpirti është I zhveshur
Si kjo buzëmbrëmbje pa yje në qiell,
Larg teje ndonjëherë ndjehem e vdekur
Por ti më ngroh si të ishe një diell.
Në këto ditë festat sot po të thërrasin
Në mesnate do ngre dollinë për ty,
Që ëndrrat të të mos humbasin
Njërën ti e di sa dua ta shoh me sy.
