Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-FALJE

Valbona Kolaveri-FALJE

FALJE

Në ditët që kalojnë
ne nuk vijmë më si dikur


Mbi buzë
rrijnë puthjet e largëta


Në segmente ndarë shpirti
pjesa ime humbur udhëve


Kaluar në intervale
infinite humbjesh


Të fajit
e faljes së shtyrë


Qē as vdekja
nuk na e ndolli tersin


Por as mallin
të na bjerë

Të largëta dëborë
akujt e vetmisë


Flasin veç për ndarje
zemra ftohtë pulson
në rrahje


Tashmë shpirtrat
oqean i ngrirë


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT