Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-.Jemi bashkë

Gina Xhaferaj Kapaj-.Jemi bashkë

.Jemi bashkë

Jemi bashkë në fushë e në mal
Ti natën ma bëre ditë
Unë këndoj
ti iso mban.
Det gëzimi sjell në shpirt


Vjen ngadalë mes ëndrrës sime
Lumturi e pajetuar
Ah, ti je në të tjera brigje
Po në ëndërr je me mua


Ti më sjell dorën e butë
Kur ta prek, sikur fluturoj
Më sjell trendafilë të kuq
I marr e i bëj aromë.


O pranverë e lumturuar
Dimrin dua ta largoj
I bëj yjet të bashkuar
Me ylberin ylberoj.


Nëpër borë e nëpër shqotë
Do më zbresin perënditë
Kur më përkëdhel në flokë.
Sikur natën e bëj ditë


I bëj flokët porsi litarë
Kur valët e deti tërbohen
Do t’i bëj si ujë kristal
Gjithë malet të shkërmoqen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT