Sonte…
Njëmijë herë jemi përballur bashkë,
herë dakord è herë kemi varur turinjtë,
kemi shtrirë dorën pastaj
per tu zënë herën tjetër për ndonjë prapësire.
Lutjet è mia nuk mi more vesh?…
apo unë i recitova keq?
Tani po të bëj lutjen e fundit
e këtë do ma dëgjosh,
sonte është nata e ndërrimit të viteve,
njerëzit gëzojnë,
gjithkush në mënyrën e vet…
Sonte,
do ketë karrige bosh,
sy nënash që kërkojnë mallet nëpër botë,
bij plangprishes që fjalën nuk e mbajtën dot,
lot që mbushin oqeanë në dallgë pritjesh…
Kot!!!
Ti nuk mund të bësh asgjë,
veç jepi urdhër a Zuckerberg e kompani
të funksionojnë të paktën linjat, që lotët,
mallet,
puthjet,
ngritjet e gotave në ajrin e ftohtë,
të mos mbesin të ngrira në një “no line”,
të paktën sonte…
Për hatër të nënave,
të paktën Sonte…
Është minimumi i ironisë së fatit që po të kërkoj…
Të paktën Sonte
…
Sepse nuk ka më “grusht në gjoks”
se loti i nënës.
Sonte…
