NË ËNDËRR
Në ëndërr, lulëkuqet nuk kanë stinë,
përgjumur pranë teje përqafohen.
Lehtas duart drejt tyre i shtrin,
nga pjalmi i tyre gjakosesh
.
Në ëndërr, deti bëhet pistë,
rend pas delfinësh e vaporrësh.
Ujërat ngjiten me hov, gjer në qiell,
kthehen në flutura, me erërat tërbohen.
Në ëndërr, puth në buzë ,një grua
që kurrë, se kishe parë dhe njohur.
Të mbetet pak, nga gjaku i buzëve të saj,
si musht që shpirtin të ka ngrohur.
Në ëndërr, veten, shpesh ke parë
hipur mbi një kalë fluturuar…
Ke rendur me të qiejve, si i marrë,
dhe me retë e kuçedrat ke luftuar.
Në ëndërr, ke hyrë brenda poezisë ,
si në ujërat e një lumi të thellë, nëntokë.
Brenda saj, je larë e sisë ke pirë,
ke rendur si manar duke t’u marrë këmbët.