Presim një dorë Zoti
Një dhimbje më rrjedh si lum i rrëmbyer,
Një ëndërr që më mban në agoni,
I madh e i vogël dëshirat zhgënjyer,
Në vite krijuar veç një sinfoni.
Dhe brezat u larguan nga kjo botë,
Veç me këta tingujt të trishtuar,
Me vete morën besimin në Zotë,
Dhe shpirtrat drejt vendlindjes fluturuar.
Nuk patëm kurrë një dorë çeliku,
Një zë të dridhet fqinji matanë,
Dora e shtrirë, por kurrë prej miku,
Vendos ligjet e tij me vulën çekan.
Hapur kufijtë vetëm për disa,
Atje ku ndërruan emër edhe fe,
Ku këmbanat ju bien çdo “saba”,
Për t’u kujtuar që janë pa atdhe.
Jetimët presin një dorë Zoti,
Një ditë bekimi të vijë nga lart,
Një falje për zemrat mbuluar nga loti,
Ku historia u shkrua me shpatë të barbartë.
