Friday, June 27, 2025
BallinaSportLiverpooli me shumë mund e mposht Wolvesin, kualifikohet në rrethin e katërt...

Liverpooli me shumë mund e mposht Wolvesin, kualifikohet në rrethin e katërt të FA kupës

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore minimale por shumë të vlefshme në raundin e tretë të FA Kupës, duke eliminuar Wolverhampton Wanderers pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Pas barazimit në ndeshjen e parë 2:2, ishte e nevojshme edhe ndeshja e dytë për të përcaktuar skuadrën që do të kalonte në rrethin e tretë të finales së kupës, dhe këtë e bënë të kuqtë me anë të një goli të shënuar në pjesën e parë të takimit.

Me këtë fitore, jo vetëm që vjen kualifikimi tutje, por ndërpritet edhe seria prej tri ndeshjeve pa fitore.

Sa i përket lojës, Wolves e dominoi takimin me posedim të topit, ndërsa kjo ndeshje u kategorizua me shumë pak raste të mira shënimi, tri në total në të dy anët.

Goli përcaktues ishte ai i Harvey Elliott i shënuar në minutën e 13-të të takimit pas asistimit të Thiago Alcantara, që shënoi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, të kuqtë e udhëhequr nga Jurgen Klopp kalojnë në rrethin e katërt, atje ku do të përballen me Brightonin më 28 janar, skuadër e cila e mposhti me rezultat të thellë 3:0 jo më larg se katër ditë.

Liverpooli tani do ta presë në shtëpi një skuadër tjetër të fortë në kuadër të Premierligës, Chelsean, ku edhe këta të fundit kanë hasur në probleme në sezonin e ri të elitës së futbollit anglez.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT