Shpirti s’ka ngjyrë, as zemra s’ka dallim
Të gjithë kërkojmë dashuri, ngrohtësi e përqafim
Bota është ftohur, njerëzit janë larguar
Edhe ata që ndanin shpirtin, sot janë harruar.
Prindërit presin te dera, me mallin në sy
Një telefonatë, një zë, një mall fshehur në gji
Vëllezër e motra, dikur një zemër, një shtëpi
Sot kalojnë si të huaj, pa ngrohtësi e dashuri.
Ç’vlerë ka pasuria, kur zemra s’ka më ngrohtësi?
Kur prindërit plaken vetëm, pa një fjalë dashuri?
Mos prit të bëhet vonë, mos prit të mbetesh me mall
Se dashuria që s’e dhe sot, nesër s’kthehet më prapë!
