Kroi i fshatit tim
Më bien ca pika loti, më njomin në faqe.
Kujtoj fëmininë mbushë me manushaqe
Ishte me kaq vuajtje, pa këpuce e pa çorape
Me një çantë shkolle, bridhja nëpër shpate.
Një çantë vjetër ma kish qepur nëna
Asnjë pikë ujë, jo, nuk kishim brenda.
Donim ca minuta të venim në krua
Po ajo orë ishte ora më e uruar
Se takoheshim me shokët të gjithë gëzonim
Gjymat viheshin me radhë, rrinim një nga një.
Jo, nuk kishim nxitim, shakatë s;kishin të mbaruar
Fjalën lumturi kurrë s’e kishim dëgjuar
S’e kishim përdorur as ndonjëherë
Ishim të gëzuar me zemrën pranverë.
S’ia dinim kuptimin kurrë s’e kishim parë
Ishim shumë të varfër me zemrën behar
Kur niseshim për në shkollë, gazi na pushtonte
Ishte koha më e bukur që njeriu kalonte
Ishin orë të bukura, orë me shumë vlerë
Me shokët e bankës kafshatën ndanim përherë
Një rrap ish në krua, mbase njëqind e pesëdhjetë vjet
E gjetën prindërit e lamë si një buqetë.
Pyeta sot dhe unë për rrapin, te kroi
më thanë ai rrap kurrë nuk do bjerë
