Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritSheremet Foniqi-Poezia ime

Sheremet Foniqi-Poezia ime

Poezia ime

Poezia ime kur shkruhet në
vargje ka shumë plagë
Mbi ato plagë thuren shumë vargje e këngë
krenarie për ata trima dëshmorë


Poezia ime është një mal
vargjet e saj shkruhen sikur fletet e malit
Që binin një nga një, sikur ata dëshmorët
që rënë për këtë tokë të Arbërisë


Vargjet e poezisë sime
janë si një kopsht më lule
Ato më krenari rriten,ku bletët puntore
Në mesin e tyre këngë t’ bukura këndojnë


Vargjet e poezisë time
ruajnë shumë kujtime dhe janë uratë
Ato kanë rrënje lirie dhe rrefejnë një histori
të lashtë

Kosovë toka ime, dheu flori!

Kosovë e dashur
Unë nuk mund të largohem
nga kjo tokë, nga dheu flori
Ky dhe, flori i gjysheve dhe stërgjysheve
të mi…


Kosovë e dashur
S’mund të largohemi prej teje
o toka ime e shenjtë e dheu flori
Unë prapë dua t’përkundi në djepin e nënës
pasardhësit e mi…


Kosovë e dashur
Unë në këtë tokë ndiej aromën
e luleve,që kjo tokë e dhe rriti lulët
Më të bukura ku une shijoj lumturinë


Kosovë e dashur
S’mund të largohem nga ky vend
për të cilën kam etje e përkdhelje
Për këtë vend Kosovë e dashur,vendi
im i lindjes dhe i rritjes…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT