Lodhur jetës mbushur brenga
Rrudhat si brazda ugari
Zhuritur, djegur për fëmijët e larguar
E zemrën ç’e dogji malli
Kurrë s’u lodhe moj zemër nëne
Që mirësia mos mbaronte për fëmi
I luteshe Zotit me gjysëm zëmre
Të vinin ndonjëher të shikonin ty
Erdhëm duar bosh,ashtu do ikim
Erdhëm në këtë botë të gjithë njësoj
Të gjithë lindëm pa rroba… lakuriq
Zoti të barabart një nënë na dha
Dhe një baba secilit… sigurisht
Dikush u ngop me qumësht gjiri
Dikujt u rrit me qumësht kutie
Disa u rritën me qull orizi
Asnjë nuk bëri grev urie
Pastaj rrugës ndryshuam shpirt e oreks
U kënaqëm me pak,disa mbetën të pangopur
U bëmë të dhimbsur në zemër e dashuri
Disa koprac ,për të zhvatur nuk kishin të sosur
Erdhë vetëm në këtë botë pa “këmisha fati”
Ashtu do ikim nji e nga nji
Ndaj mos mendoni për “fat lugati”
Këtu mbi tokë s’do mbetet asnji
Lum kush botën e shijoj me miq
E zemrën kurdoher e pati plotë
Lum kush la emrin e mirë për fëmi
E turp mos t’u vij kur të na kujtojnë
Ëndërroj shpesh,moj nënë
Në krahët e ty të isha dhe njëherë
E veten të ndieja të vogël fëmi
Mbi flokë dora jote, baluket të më kreh
Në sy buzëqeshja ime… lule të çel për ty
Të rrija strukur si fëmi motak
Mbledhur në krahët e dashurisë tënde
Për gjum më vije në djepen rrumullak
E ninulla më këndoje me fjalë zemre
Po unë mendoj më kot si e marr
Tani ti ëngjëll… nga larg më vështron
Sa herë sytë ngreh drejt qiellit lart
Mes yjesh… puthje malli dërgon
Harron se një ditë…
Lodhur jetës mbushur brenga
Rrudhat si brazda ugari
Zhuritur, djegur për fëmijët e larguar
E zemrën ia dogji malli
Kurrë s’u lodhe moj zemër nëne
Që mirësia mos mbaronte për fëmi
I luteshe Zotit me gjysëm zëmre
Të vinin ndonjëher ta shikonin
