.O MIKU IM BESNIK.
Ti ke ecur gjithëmonë me katër këmbë,
se ashtu të kanë krijuaj, o miku im besnik,
tani dhe unë, palosur dysh, mbështetur mbi bastun,
prej viteve rënduar, po ec edhe me keq se ti
Ti e ke emrin qen, o miku im i mirë, besnik,
por qent më të rrezikshëm ishin ata me dy këmbë,
që sapo ngreja kryet për të arritur në një pikë,
më vërsuleshin, t’më shqyenin me dhëmbë.
Ti gëzoje që unë jetën ta kisha sa më të mirë,
o i vetmi mik, që në të keqe më ngele besnik,
kishte prej atyre, që ju dhash zemër e shpirt,
e kur u rrëxova, të shkoja dhe me poshtë, më shtyn.
Ti ngele gjithëmone miku im më i mirë,
dhe kur kishte thela dhe kur ishte një kockë, për tu lëpir,
ndërsa të tjerë, që ju vura diellin mbi errësirë,
kaluan lumin, ikën e as mi hodhën më syt.
