BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Në portën e heshtjes

Arjana Fetahu Gaba-Në portën e heshtjes

Unë s’jam si ti e nuk kam frikë,
Mos e dhëntë Zoti të gënjej,
Unë jam si vetë Ai më deshi,
Me zemërgjerin shëmbëllej.

Më ngec në fyt kur padrejtësisht,
Me këmbë ti një fukara e shkel,
Ti s’ke fuqi në do ta dish,
Të ftoje Zotin në duel.

Një ditë do lehësh si një qen,
Siç bën në udhë një qen zagar,
Dhe do t’kuptosh që je I mjerë,
Dhe mijëra lutje të kanë vrarë.

Mjaft më o dritëshkurtër,
Ti nuk je Zoti e as je profet,
Në si përulesh një fëmije,
Që s’qan me zë por ulëret.

A do të mundësh gjithë pasurinë,
Ta futësh në dy metra varr ?!
Pyete veten në ç’mbretëri,
Përveçse vetes ,ç’farë kanë marrë?!

Ti mbledh veç hije në arkat me kyç,
Po shpirtin e zhveshur s’e blen me flori,
Në fund, kur të mbetesh i vetëm, i dylltë,
Do jesh veç një trup qe s’pati rrehati.
​
Se varri s’ka porta, as roje, as mbret,
Atje s’hyn as grada, as thasët me ar,
Do shohësh si bota ty prapë të thërret:
‘Një i vdekur i pasur, që shkoi lypësar!'”

Se koha mbretëritë në pluhur i kthen,
Dhe arin ta nxin si thëngjill në dorë,
Atje ku asnjë pasuri nuk të vlen,
Do jesh thjesht hije e ftohtë si dëborë.
​
Dhe kur të trokasësh në portën e heshtjes,
Me duart e zbrazura, pa emër, pa fron,
Do kuptosh se pasuria e vërtetë e jetës,
Eshtë drita e shpirtit që ty të mungon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT