Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritBedri Tahiri-SEÇ MË ZURI MALLI

Bedri Tahiri-SEÇ MË ZURI MALLI

SEÇ MË ZURI MALLI

Seç më zuri malli
Për një kothere misërnike pjekur në prush,
Për një tas qumësht deleje ftohur në Gurrec
Për një thelë hudhre e një gashtër djathë
Për një ninullë të gjyshes ashtu symbyllas
Për një dhëmb ujku varur në kaptell
Për një shkrirje plumbi sa për mësysh
Për një rremb fshese për prerjen e tutës
Për një gjumë t’ëmbël në cergën mbi kashtë
Për një melodi fyelli që sfidon bilbilat
Për një rrëfim lufte nga gjyshi flokëbardhë
Për një fjalë bese e për një betim burri
Për një log kuvendi që ecën mirë e mbarë
Për një këngë lahute ku ruhet vetë historia
Për një kullë prej guri ku ruhet fshehtësia
Për një arkë nusërie mbushur besnikëri
Për një vlerë, për njeriun që është NJERI!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT