Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritBegu Davë-Ecje n'për kohë

Begu Davë-Ecje n’për kohë

Ecje n’për kohë

Kam bredhur nëpër kohë pa kohë
Mjegullat më ndoqën rrugës së jetës
Eca udhëve të realitetit pa u trembur
Shtrënguar e mbajta zërin e heshtjes.


Dhe kështu kohë pas kohe do të bredh
Duke i kyçur dhimbjet të gjitha në gji
E pa ngopur me lumturinë e jetës do mbes
Por do të buzëqesh pa shfaqur mërziti.


Qyrkun e diellit do pres duke fantazuar
Zinxhirët e kohës gjurmë le të lënë pas
Me të qeshura tinëz do të sfidojë historitë
N’furtuna kryeneçe do eci hap më hap.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT