Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-IKONA E KËNGËS

Hyrije Jusufi-IKONA E KËNGËS

IKONA E KËNGËS

Kush tha se yjet shuhen qiellit të Dardanisë
Bilbili përhap kumtin e mirësisë mëmëdheut
Tingujt prekin aortën e zemrës së dëlirë
Zëri që i buzëqeshi si zog pipthave të qershisë


Dashurisë plotë begati shpirti përtej resh
Bebëza e rrezes së diellit këtë janar melodie
Ushqeu nota e fjalë në simfoni shpirti ndezur
Male e kodra të bukura mbush tinguj valsi


Në zërin tënd zgjohen ritmet e jetës universit
Legjendë e gjallë mbetesh në trungun e lindjes
Mos vallë të ftuan duartrokitjet e përhershme
Melodia e bilbilit rrugëve të kombit u derdh


Ngjyrat e zërit tënd dhembja e gjyshit trojeve
Bareshë maleve imazh i gjallë përjetë qëndron
E shkrirë në lotin e dhembjes syri qerpikut
A do të ketë Prishtina yje që ndrinë pa ty
Dhe shkuarjet e ardhjet e dallëndysheve


Zëri yt në gjerdan do prehet muzeve të poetit
Loti do pikoj nga qielli përtej diellit dritë Ikona
Për të freskuar ballin e bariut fushave të Pagarushës
Vallja e vajzave le të jetë trashëgimi yt bilbil i këngës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT