ME DINAKËRI MOS MË BUZËQESH
Zoti po të kishte dashur
ne të dy me njëri- tjetrin të ngihemi,
është dashur të na mundësojë
çdo natë të lumtur të shtrihemi,
kurrë nuk është dashur
të na lejojë me fjalë të përlahemi,
e aq më pak të fyhemu
e në fund të ndahemi.
Këtë gjë Zoti i Madh
nuk është dashur ta lejojë,
që njëri prej nesh,
aq thellë të gabojë,
që njëri prej nesh
të bëjë jetën verë,
e tjetrit mos t’ i lë
askund të hapur derë!
Prandaj të lutem shumë,
me dinakëri mos më buzëqesh,
se buzëqeshja jote
ende fare më marros,
më shkakton vuajtje lum,
simfoni të ndjera në vesh,
m’ i prenë të dy krahët
e më çarmatos!
Më errëson të dy sytë
e më lë pa gojë,
se kur nuk jam vet e dytë
dhe ylberi ka veq një bojë.