Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--EJA, MË THËRRET BUZA JOTE-

Enertin Dheskali–EJA, MË THËRRET BUZA JOTE-

-EJA, MË THËRRET BUZA JOTE-

(Je si një shën Valentin i përmallur…)
Eja, më thërret zëri yt,


Si një vegim që vjen nga lugina e ëndrrave,
Dhe më kërkon si zot,
Përtej ylberëve,
Përtej kthinave të errëta të dhimbjeve.


Je si një shën Valentin i përmallur,
Që kërkon haraç
Për të gjitha puthjet e munguara,
Nëpër muajt dhe vitet e largësisë,
Nëpër largësitë që sfidojnë mallin,
Dhe që presin pas vështrimeve të zemrës…


Eja, më thërret buza jote,
Duke recituar refrenet e mia…
Fshihem pas vargjeve që lundrojnë drejt teje,
E ti prapë më gjen
Dhe vjen nga ëndrra
Si një puthje e trëndafiltë,
Me aromë dashurie…


Se di pse më ngjan me një rikë të vogël,
Që picërron sytë duke më ndjekur me vështrime…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT