Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-KSHTU KA ME T'GJET NË U DASHUROFSH N'MUE

Asja Mulgeci-KSHTU KA ME T’GJET NË U DASHUROFSH N’MUE

Në kjofsh krijes prej dielli u përcllofsha rrezesh tua, mos gjetsha çare
E në rigofsh si shi prilli, un mbifsha shtratit
t’jets zëmer e sy për ty,
Me ikyt shpirt t’mbushun dashni,tandin me shërue


Qylym resh bardh e zi,m’ u bafsh mbi krye
Si ylber u mbshjellsha teje, buzve n’vrullim si uj rrekeje
E në u bafsh qieli jem ,
Majit n’rizgjim natyre, lulofsha si molla n’gem, në çdo cep ftyre


Ne ndodht me u ba përvlimi yt, në t’gushtit zagushi
Ruju mos lyp me u flladit fundgushës, as mes gjinjve t’mij


E kur dimni nis me afrue, mos u baj akull n’mue
Se besa me t’shkri kam si vullkan, paçka ksaj lave t’nxehtë kem me u pervlue
Oh,kjo stine kurr nesh ftoht ska me stinue
Veç tue pranverue


Eh, i lumi ti për vedi djalë ,
Kshtu ka me t’gjet, në dashurofsh n’mue!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT