Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për çmimoren e re të Trafikut Urban në kryeqytet, shkruan Gazeta Metro.
Ajo tha se me biletë ditore e cila ka vlefëshmëri 24 orë, dhe se kushton vetëm 80 cent.
Sahatçiu tha gjithashtu se bileta javore do të kushtoj 4 euro, ndërsa ajo mujore 13.50 euro
Me 80 cent në ditë, udhëto me pa limit!
Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë.
Çdo ditë, shumica e 35,000 udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin dy herë brenda një dite (vajtje-ardhje). Për këto dy udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për dy bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për dy bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njejta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë.
Nëse udhëton çdo ditë, kurse me biletë mujore për 13.5 euro ose biletë javore për 4 euro.
Lëre veturën në shtëpi. Lëviz me autobus.
Kurseje kohën e xhepin. Ruaje edhe ambientin. Së shpejti me risi të tjera./gazetametro.net
