Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Shfletova kujtmet

Ana Petani-Shfletova kujtmet

Shfletova kujtmet

Shfletova kujtimet ditarit të zemrës
I hapa me kujdes fletët një dhe nga nji
Shëtita plotë mallë koridoreve të jetës
Disa dyer ishin,mbyllur përgjithnji

Këtu një lot gëzimi,diku një mall i hedhur
Këtej një lule tharë porsi herbarium
Diku në një venë lotët bashkë ishin mbledhur
E faqeve të mallit rrëshqitën lumë

Odave të shpirtit u çela dritaret
Parmakët me lule i mbusha plotë
Kanatave të zhgënjimit u fsheha kyçin
E çelsin e zemrës,dashurisë i lash në dorë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT