Një dielli i falem
Mos ma ngri lotin
rreshkitur, pa prekur faqet
mos e kthe në breshër
rënë rrëmbyer nga qielli
e s’pushon.
Në dënesë shpirti
do të çfaqet
por unë përpiqem mos e le.
Përse e bën lëndimin të marrë malet
në kuje ngërçesh
të më shtërngojë
unë vetëm një dielli i falem
Lutem për ty
në lindje, derisa të perëndojë…
Gjërat e shenjta nuk duhen rënduar
të dridhen e të qajnë nën zë
e të pendohesh
a do kenë vlerë?
Plagët që gërricen
dhembin përgjithnjë!
